Gara në Kategorinë e Parë/ Bicaj: Ekipi i Pogradecit, një kockë e fortë në fushën e saj

Gara në Kategorinë e Parë/ Bicaj: Ekipi i Pogradecit, një kockë e fortë në fushën e saj

Gara për kampionatin e Kategorisë së Parë pritet të mbyllet më 19 prill 2025, dhe tashmë gara më e fortë është mes ekipeve “Vora-Besa” dhe “Pogradeci-Flamurtari”.

Trajneri i KF Burreli, Ditmar Bicaj, thekson për "MCN informacion" se ekipi i Pogradecit është një kockë e fortë në fushën e tij.

Është pak herët për të thënë diçka përfundimtare, pasi diferenca është vetëm 3 pikë dhe 5 pikë mes Besës, që është në vendin e tretë, dhe Vorës.

Mos harrojmë se kemi një përballje direkte; pas kësaj jave, kemi Vorën dhe Besën që do të thoja janë në një takim superligë. Por, nuk duhet harruar se në fundjavë do të luhet ndeshja me ‘Pogradecin’ dhe ‘Flamurtarin’.

Pogradeci është një kockë e fortë në fushën e tij dhe mund të hapet mundësia për një rihapje të vendit të dytë, pasi Besa ka një ndeshje më të favorizuar, pasi luan me Erzenin e Shjakut, që është në vendin e fundit. Kështu, do të jetë një takim që nuk do të ketë shumë histori.

Sa i përket takimeve të tjera, Lushnja pret Vorën kryesuese, që gjithashtu do të jetë një takim shumë i fortë, dhe besoj se ndeshja mes Pogradecit dhe Flamurtarit do të jetë ndeshja më e ndjekur.

Trajneri Bicaj gjithashtu shton se, me investimet në Kategorinë e Parë, mund të thuhet se tre ekipet e para tashmë konkurrojnë me ato të Superligës.

Kategoria e Parë ka pësuar një progres të madh në tre sezonet e fundit, duke marrë parasysh financat që ka pasur, afrimin e biznesmenëve dhe rikonstruimin e plotë të stadiumeve.

Gjithashtu, në këtë kategori po luhet futboll me cilësi. Kjo kategori ka ndryshuar fytyrën dhe, sa i përket investimeve, duhet të themi se tri ekipet e para, Vora, Flamurtari dhe Besa, mund të krahasohen me ekipet e Superligës, duke u konsideruar si të barabarta.

Madje, Flamurtari mund të futet në mesin e tri ekipeve të para të Superligës, për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë. Futbollistët kanë kontrata të majme dhe është një investim kolosal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy