
Iker Casillas përveç se ka qenë një portier i shkëlqyer, është edhe një njeri me zemër të madhe. Këtë e ka konfirmuar së fundmi me një gjest të bërë.
Portieri legjendar, nuk e ka harruar vendlindjen, teksa ka shkuar për të dhënë ndihmën e tij. Fshati spanjoll Navalacruz është vënë në rrezik të madh, për shkak të zjarreve të mëdha, që deri tani kanë djegur 15 mijë hektarë.
Për këtë, zjarrfikësit dhe një numër i madh personash po japin ndihmën e tyre, që zjarri të mos futet në fshat, ku do të rrezikonte jetët e shumë familjeve.
Me personat e tjerë të fshatit është bashkuar edhe Casillas, i cili ka dhënë ndihmën e tij kundër zjarreve.
“Me forcë kundër flakëve, pa frikë, për të ndihmuar dhe punuar së bashku”, shkruan Casillas në një video të postuar në profilet e tij



