Manchester United spikat zëvendësuesin e De Geas

Manchester United spikat zëvendësuesin e De Geas

Me  David De Gean drejt largimit nga ‘’ Old Trafford ‘’ Manchester United ka lëvizur me shpejtësi gurët për zëvëndësuesin e tij .  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  e kanë përqëndruar vëmëndjen tek portieri i Aston Villas Tom Heaton . Ideja e Ole Gunnar Solskjaer është transferimi i një elementi të dorës së dytë për të evituar  një lloj konkurrence në kuadratin e bardhë .  Numri një i pankinës së anglezëve e ka bërë zgjedhjen e tij me Dean Henderson që konsiderohet një lojtar i paprekshëm nga norvegjezi .  

Kërkimet e një portieri të denjë kanë filluar më përpara tek Manchester United me Sam Johnstone të West Bromwich Albion , operacion që rezultoi pa sukses sepse ky i fundit preferonte aktivizimin si titullar .  Nëse rikthehemi pas në kohë 35 vjeçari  u formua pikërisht tek 20 herë kampionët e Anglisë dhe kjo referencë është shumë e rëndësishme për këtë skuadër që me shumë gjasa do ta vlerësojë ashtu siç e meriton . 

Me këtë tentativë tashmë traineri Ole Gunnar Solskajer i ka dhënë fund dhimbjeve të shpeshta të kokës në lidhje me konsolidimin  e portës  dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fokusohet tek gjysëmfinalja e kthimit kundër Romës  vlefshme kjo për Europa Leaguen dhe në 5 ndeshjet e mbetura të Premier Leagues  .

Të besuarit e 48 vjeçarit do të udhëtojnë për në  ‘’ Olimpico ‘’ me rezultatin 6-2 në favor i cili  i pozicionon me një këmbë larg finales së madhe të 26 majit që do të luhet  në Gdnansk të Polonisë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy