
Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Fiorentinën, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë luajnë në shtëpi, dhe kanë avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, por trajneri Massimiliano Allegri, është shprehu se do të jetë një sfidë ndryshe nga ajo e para, duke shtuar se Fiorentina është një skuadër e vështirë.
Ndeshje e vështirë, ata po kalojnë një moment të mirë të formës dhe po bëjnë një sezon të mrekullueshëm. Italiano po konfirmon gjërat e mira të bëra me Spezian. Nesër do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Nuk e di kush do luajë. 1-0 ndryshon pak, fituan në Napoli, luajtën një ndeshje fantastike me Interin, nesër do jetë ndeshje tjetër dhe ne kemi avantazhin prej dy nga tre rezultate.
Nuk na bën të kthejmë sezonin, ndeshja e nesërme mund të na bëjë të luajmë finalen që mbetet një objektiv i mirë. Te Juventus jemi gjithmonë nën presion, duhet të mësohemi dhe duhet të jetojmë me të.



