
Sulmuesi, Romelu Lukaku bëri një deklaratë të bujshme ditën e djeshme, ku tha se nuk është i lumtur te Chelsea. Pas kësaj, ka reaguar edhe trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, i cili u shpreh se nuk i pëlqen ajo që ka bërë Lukaku, ndaj dhe është shfaqur i befasuar.
“Po, deklarata nuk na pëlqen, sjell zhurmë që nuk na duhet. Nuk është e dobishme, por ne nuk duam të bëjmë më shumë sesa është në të vërtetë.
Është shumë e lehtë të nxjerrësh rreshta jashtë kontekstit, të bësh tituj. Nuk e ndjej të pakënaqur, ndaj jam i befasuar, nuk do të lexojmë vetëm titujt.
Ne këtu, do të marrim kohë për të parë se çfarë po ndodh. Kjo nuk pasqyron punën e tij të përditshme në Cobham. Ne do ta diskutojmë atë, por do ta bëjmë atë me dyer të mbyllura.”, u shpreh Tuchel.



