
Juventusi ka marrë një goditje të fortë pas humbjes së Serisë A . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej kohësh ëndërronte të firmoste me mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli po ky i fundit ka patur në tavolinë shumë oferta dhe e ka bërë zgjedhjen e tij . Në të kaluarën Manchester City dhe Barcelona u interesuan për italianin i cili gjatë një interviste për L’ Equipe deklaroi se në cilin ekip dëshiron të vijojë karrierën :
“ Jam i hapur për çdo ofertë sepse e konsideroj një shans unik . Parisi më pëlqen shumë sepse aty luajnë dy yje si Kylian Mbappe dhe Neymar Junior dhe për mua do të ishte një privilegj të luaja përkrah tyre . Parisi është një qytet fantastik dhe një ditë do të më pëlqente të transferohesha në ‘’ Parque De Prince ‘’ , theksoi 23 vjeçari .
Kontrata e italianit mbetet në fuqi deri në 2023- shin dhe një ndër skuadrat e lartpërmendura nuk do ta kenë aspak problem blerjen e tij që sipas Transfermarkt arrin 35 milionë eurot . Kjo shifër është e papërfillshme në krahasim me kapitalin e tyre por theksi i operacionit do të vihet tek negociatorët më të shkathët . Përballë këtij interesimi parashikohet se Manuel Locatelli nuk do të kthejë kokën pas sepse kërkon të bëhet pjesë e një ekipi të famshëm .
Deklarata e fundit e ka përforcuar këtë ide që do ta ketë ditën finale gjatë merkatos :
“ Do ti jem gjithmonë mirënjohës Sassuolos që më mbështeti kur të gjithë dyshonin tek aftësitë e mia . Jam shumë i sigurtë për rrugën që do të ndjek dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin tim të ardhshëm për të arritur tek suksesi ‘’ , deklaroi Manuel Locatelli që praktikisht i ka vënë vulën eksperiencës me Sassuolon .
Këtë sezon lojtari i skuadrës nga Reggio Emilia e ka kanalizuar potencialin e tij në 25 ndeshje dhe 3 gola por duke qenë se është një skuadër e mesit të tabelës nuk i krijon komoditetin e nevojshëm për të rritur pretendimet dhe transferimi në ‘’ Parque De Prince ‘’ do të ishte qershia mbi tortë për lojtarin që konsiderohet si referenti i ardhshëm i mesfushës së kombëtares ‘’ Azurre ‘’.



