
Largimi i konfirmuar i Ole Gunnar Solskjaer e ka avantazhuar Antonio Conten për të drejtuar Manchester United .
52 vjeçari vjen pas një eksperience të madhe në karrierë dhe e ka provuar Premier Leaguen me Chelsean duke fituar një kampionat dhe një kupë .
Pjesën më të madhe të sukseseve italiani e ka arritur me Juventusin , me 4 kampionate të fituara dhe 2 superkupa pa lënë në harresë edhe titullin e 19-të me Interin dhe Barin me fitimin e Serisë B dhe parashikohet se kompromisi i ardhshëm i trainerit nga Lecce do të jetë me një skuadër të njohur .
Megjithatë Antonio Conte paraprakisht ia ka bërë të qarta gjërat ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ të cilët nuk janë të gatshëm t’ia përmbushin pritshmëritë kampionit të Scudettos i cili pretendon 21 milionë euro në sezon , fakt që sipas ‘’ The Sun ‘’ praktikisht i ka bërë anglezët të heqin dorë nga ishi i Juventusit.
Historikisht Antonio Conte është shquar për kërkesat e larta dhe e dëshmoi edhe tek Interi me përfitimin e 14 milionë eurove në sezon , peticion që u justifikua me fitimin e kampionatit .
Fakti se Manchester United mbetet një ndër ekipet më të fuqishëm ekonomikisht i jep të drejtën këtij traineri të shprehë dëshirën e tij por si duket nuk ka dalë me të vetën sepse drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues nuk kanë rënë dakord dhe me siguri do të vijojnë besimin tek potenciali i norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer .
Hapi i ndërmarrë nga Antonio Conte konsiderohet llogjik sepse është një lloj vetëvlerësimi për karrierën brilante në pankinë gjatë të cilës ka arritur shumë suksese .



