
Egnatia do të luajë një miqësore luksi ndaj Interit më 13 gusht, në Ferrara të Italisë.
Kjo u konfirmua nga presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi për MCN TV.
Një ndeshje e veçantë për Egnatian, që përballë do të ketë një nga klubet më të mëdha në botë, siç është Interi, që në sezonin e fundit luajti në finalen e Champions League.



