
Orët e fundit Joan Laporta ka finalizuar një çështje kyçe për të ardhmen e Barcelonës . Presidenti dhe traineri Ronald Koeman kanë arritur të shtrëngojnë duart sepse besojnë në projektin e përpiluar që do t’i shërbejë katalanasve për tu ringritur . Hollandezi do të vijojë në krye të pankinës së ‘’ Los Cules ‘’ edhe për një sezon tjetër deri në përfundimin e kontratës . Opsioni i largimit të 58 vjeçarit nga ‘’ Camp Nou ‘’ nuk është vendimi korrekt sepse momentalisht Barcelona është duke kaluar disa peripeci në lidhje me aspektin ekonomik dhe nuk kërkon ta përkeqësojë gjëndjen . Sipas ‘’ Ser Catalunya ‘’ drejtuesit e kuq e bluve kërkojnë disi rikthimin në retrospektivë dhe duan shmangjen e varianteve që 58 vjeçari ka aplikuar përgjatë sezonit dhe kanë dakordësuar skemën 4-3-3 e cila i ka dhënë shumë rezultate Barcelonës në të kaluarën .
Pa dyshim që kreu i presidencës kërkon të përjetojë edhe një herë emocionet që prodhoi periudha kur Barcelona dominonte totalisht futbollin dhe gjithashtu shëndërrimit në një ekip më ofensiv dhe golashënues duke mos harruar prapavijën e cila do të jetë një shtysë shumë e madhe për furinë sulmuese të ‘’ Blaugranëve ‘’.
Firmosja me Eric Garcian dhe Sergio Agueron padiskutim që ia shton urinë drejtuesve për të vijuar me kërkimin e alternativave të sakta të cilat Ronald Koeman duhet ti përpunojë me kujdes dhe ti përshtasë si duhet me fillimin e sezonit të ri .
Barcelona e ka marrë këtë vendim sepse kërkon me çdo kusht evitimin e shpenzimeve të shumta sepse në rastin e largimit do të detyroheshin ti paguanin 5.8 milionë eurot që hollandezi përfiton në sezon dhe një shpërblim prej 7.2 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës që arrijnë totalin e 13 milionë eurove , fakt që do ti zhyste edhe më tepër në gropën e thellë nga e cila spanjollët po mundohen të dalin .



