
Në orët e fundit, Manchester City ka vendosur të sfidojë Real Madridin, për një ndër objektivat e Carlo Ancelottit.
Alphonso Davies mbetet një preferencë e padiskutueshme e Pep Guardiolas, i cili i ka vënë në lëvizje drejtuesit për transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Etihad ‘’.
Sheiku Khaldoon Al Mubarak ka ofruar 70 milionë euro për kanadezin, ofertë e cila sigurisht i ka surprizuar ‘’ Galaktikët ‘’.
Kur flitet për ‘’ Qytetarët ‘’ dihet se mbeten një kërcënim për cdo ekip për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por gjithsesi duhet theksuar se do të jetë një sfidë shumë e luftuar deri në fund.
Ylli i Bayern Munchenit konsiderohet ndër anësorët më të mirë në botë, tek i cili spikat shpejtësia, aspekt që e favorizon, sidomos në duelet një kundra një.
Sukseset e viteve të fundit nga traineri spanjoll, imponojnë transferimin e lojtarëve cilësorë për të vijuar në të njëjtën rrugë dhe e detyron në njëfarë mënyrë numrin një të Manchester City-t për t’ia plotësuar dëshirat teknikut katalan gjatë merkatove.
Pavarësisht se flitet për një skuadër elite, besohet se kjo marrëveshje do të jetë shumë e vështirë për tu arrirë, për arsye të rëndësisë se ishi-t të Vancouver Whitecaps tek gjigandët e Bavarisë dhe jo vetëm.



