
Sezoni i fundit ka rezultuar më i rëndësishmi në historinë e Villarealit sepse për herë të parë arriti të ngrejë trofeun e Uefa Europa Leagues duke mposhtur në një finale shumë të luftuar Manchester United . ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ më në fund shkruajti emrin në librin e artë të historisë së kompeticionit të dytë për nga rëndësia dhe që asokohe peshat e rënda të ekipit kanë filluar të jenë objektivat e gjigandëve të Europës .
Sulmuesi Arnaut Danjuma që me mbërritjen në ‘’ La Ceramica ‘’ ka ditur ti intepretojë në mënyrë të shkëlqyer urdhërat e Unay Emery-s dhe gjatë kohës ka fituar shumë pikë dhe tashmë ‘’ The Redsat ‘’ do të luftojnë për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
Në portalin ‘’ Football Insider ‘’ tregohet se skuadra e Jurgen Klopp është e gatshme të ofrojë një shumë të majme për 24 vjeçarin por suksesi i arritur nga spanjollët është një indikator se drejtuesit respektivë do të ndërmarrin çdo nismë për ta patur pjesë të tyre edhe në të ardhmen sepse është një garanci absolute në repartin e avancuar .
Megjithatë ish kampionët e Champions Leagues kanë përgatitur çekun prej 35-40 milionë eurosh por Villareali i qëndron besnik idesë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në Spanjë sepse është një lojtar thelbësor për skemat e Unay Emery-s .
Në të shumtat e rasteve peshat e rënda të ekipeve pavarësisht ofertave të konsiderueshme iu jepet një rëndësi e veçantë me objektivin e qëndrimit sepse në të kundërt do të hidhej poshtë sakrifica e drejtuesve ndër vite . Ekipi nga Castellon investoi një shifër prej 23 milionë eurosh në verën e kaluar duke e transferuar nga Bournemouth , lojtar që momentalisht konsiderohet më i shtrenjti në historinë e klubit .
Sezoni aktual flet me superlativa për Arnaut Danjuma-n sepse ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze ngjyrat e kësaj fanelle , në 15 takime në të cilat ka shënuar 7 gola , statistika që evidentojnë se flitet për një lojtar me shumë vlera .



