
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas humbjes 4-3 ndaj Skënderbeut.
Ahmataj deklaroi se skuadra u kap e papërgatitur sa i përket goditjeve standarde. Sipas tij, dy golat e parë, vendosën ndeshjen.
Është e vështirë, në fund mbetëm me 10 lojtarë. Edhe me një lojtar më pak i kishim mundësitë për të barazuar. Goditjet standarde na kapën papërgatitur. U pësuan dy golat e parë dhe ndikuan në lojë. Kemi luajtur mirë në këtë periudhë dhe kjo ishte si një kolpo. Bëmë një ndryshim në sistem dhe skuadra u fut në lojë. Golat e pësuar, janë momente neglizhence dhe na gjejnë të fikur.
Ermal Meta, ishte lojtari më i ri që shkoi në një pozicion të një mbrojtësi. Lulaj ishte një numër 6, që na nxori dy lojtarë nga sistemi. E ndryshuam dhe kjo na dha ekuilibër në mbrojtje. Golat i pësuam nga goditjet standarde, nuk ishin nga sistemi.



