Aga: Skuadrat e Superiores e mbyllën kampionatin aty ku e meritonin

Aga: Skuadrat e Superiores e mbyllën kampionatin aty ku e meritonin

Gazetari, Ylli Aga, duke analizuar kampionatin në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se secila skuadër u rendit në vendin që meritonte.

Sipas Agës, Tirana ishte dominuese në tre faza dhe kishin stabilitet, diçka që ishte e pamundur për të tjerat.

Dallohet qartë dominimi i Tiranës në tre faza. Ka skuadra, që kanë disa kulminacione në fazat e këtij sezoni, siç është Laçi i fazës së dytë, Kastrioti i fazës së tretë dhe Partizani i fazës së katërt.

Klasifikimi i katërt fazave, është një fotografi, për të treguar formën e skuadrave. Është e pamundur që gjatë gjithë sezonit skuadrat të jenë me të njëjtën formë dhe të njëjtën gjë. Është e pamundur që të gjitha skuadrat të bëjnë atë që bëri Tirana.

Statistikat tregojnë që kampionati jep gjithmonë të vërtetën. Jemi në të paktat raste, kur secili klub është në vendin që meriton 100%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy