Ish-futbollisti portigez, tashmë menaxheri i Mancester United, Zhoze Murinjo, ka marrë pjesë në një stervitje të veçantë futbolli. Fati ka qenë për disa fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç në Rusi, të cilët janë asistuar gjatë stërvitjes nga Murinjo, i cili u dha këshilla dhe leksione për lojën në fushë.
“Iu thashë fëmijëve se kanë talent dhe potencial të jashtëzakonshëm. Unë isha aty për t'i hedhur një sy mënyrës sesi ata stërviten", shprehet Murinjo.
Ndërkohë që futbollistët e vegjël e quanin veten me fat. Njëri prej tyre e pëshkroi portugezin si lojtar të madh, ndërsa një tjetër i kërkoi t'i mësonte taktika të veçanta në fushë, nga të cilat Murinjo fitoi famën dhe statusin që ka sot.
"Ai ka qenë shumë i disiplinuar. Do doja ta ndjenja lojën njësoj si ai", thoshte një futbollist tjetër. E ndërsa të gjithë adhuronin Murinjon, ky i fundit u propozoi futbollistëve të vegjël se sa herë të luanin, të kenë frymëzim nga mesfushori i CSKA Moskës, Aleksandër Golovin, i cili shënoi karrierën e tij madje dhe në disa klube europiane.



