Kërkesa e Salah për rinovim

Kërkesa e Salah për rinovim

Momenti i mrekullueshëm i Mohamed Salah tek Liverpooli ka përshpejtuar aksionet e drejtuesve për rinvoimin me egjiptianin, akord që parashikohet shumë i vështirë për shkak të kërkesave të sulmuesit.  

Së fundmi hyrja në garë e Barcelonës i ka frikësuar paksa ‘’ The Redsat ‘’ të cilët tashmë e dinë se  ç’duhet të bëjnë për qëndrimin e golashënuesit në ‘’ Anfield Road ‘’.

29 vjeçari e finalizon kontratën me anglezët në 30 qershorin e  2023-shit por peticioni i tij arrin 20 milionë eurot , një sfidë më vete për drejtuesit e Liverpoolit që e kanë vetë në dorë nëse do të vijojnë ta mbajnë Mohamed Salah në gjirin e tyre apo do ti japin  ‘’ Ok ‘’ e  largimit.

Gjithsesi negociatat parashikohen se do ti japin të drejtë ishi-t të Romës sepse përpara arritjeve të tij , sakrificat e Liverpoolit konsiderohen llogjike dhe do të ishte një gabim i pafalshëm nëse do ta refuzonin peticionin e këtij sulmuesi që mbetet një ndër më të frikshmit në qarkullim . 

Jurgen Klopp ëndërron vijimin e treshes magjike Salah- Firmino – Mane për të mos prishur skemat që i kanë shkaktuar aq shumë buzëqeshje trainerit gjerman dhe në rastin konkret Mohamed Salah është një garanci absolute për mbarëvajtjen e Liverpoolit gjatë çdo sezoni.  

Kjo treshe është një kërcëncim serioz për çdo rival si në Angli apo përtej kufinvje dhe në këtë sezon e kanë treguar me arritjen në gjysëmfinale të Champions Leagues dhe me presionin ndaj Manchester City-t në Premier League pasi i ndan vetëm 1 pikë diferencë dhe gjithçka mbetet e hapur deri në fund.

Përveç faktit se konsiderohet një shifër e kripur , kërkesa e Mohamed Salah është një domosdoshmëri për Liverpoolin sepse një lojtar me këto karakteristika dhe rezultate është vështirë ta gjesh në futboll dhe anglezët kanë fat dhe i pret një e ardhme e shkëlqyer në çdo kompeticion.

28 gola dhe 11 asiste në 40 ndeshje e bëjnë ishi-n e Bazelit një emblemë në ‘’ Anfield Road ‘’ , pa të cilin Liverpooli zor se do të kishte arritur këto suksese .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy