
Pas shumë vitesh në kontinentin e vjetër, Thiago Silva do të rikthehet aty ku filloi të spikasë, tek Fluminense.
Braziliani e përfundon në fundin e sezonit kontratën me Chelsean, i cili do të përfaqësojë përsëri ngjyrat e ekipit të zemrës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i ‘’ Trikolorëve ‘’ Mario Bittencourt, i cili e mirëpret 39 vjeçarin në ‘’ Maracana ‘’.
Në Europë, Thiago Silva ishte pjesë ekipeve shumë të njohur si Milani, Paris St Germain dhe aktualisht ‘’ Blutë e Londrës ‘’ por zemra vijon ti rrahë për kampionët në fuqi të Kupës Santander Libertadores.
Nëse rikthehemi mbrapa në kohë, duhet theksuar se Thiago Silva u largua nga Fluminense pas humbjes së kompeticionit më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut për klube kundër ekuadorianëve të Liga De Quitos në 2008-tën .
Sigurisht eksperienca dhe prezenca e tij do të jenë një privilegj për skuadrën e Fernando Diniz, i cili do të jetë një referent bashkë me veteranët si portieri Fabio, Felipe Melo, Samuel Xavier dhe Marcelo Vieira.
Gjithashtu s’duhen harruar edhe Renato Augusto, Thiago Santos, Paulo Enrique Ganso, Keno , Douglas Costa dhe golashënuesi German Cano.
Parashikohet se debutimi i Thiago Silvas me Fluminensen do të jetë më 10 korrik, atëherë kur do të hapet zyrtarisht merkatoja në kampionatin Brasileirao.



