Përballja me Kastriotin, Hallaçi: Objektivi është të shpëtojmë Kukësin

Përballja me Kastriotin, Hallaçi: Objektivi është të shpëtojmë Kukësin

Trajneri i Kukësit, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Kastriotit.

Verilindorët duan me çdo kusht 3 pikët dhe këtë e pranoi edhe trajneri. Hallaçi u shpreh se skuadra ka ardhur në rritje, ndërsa shtoi se po i përgjigjet asaj që ai kërkon. I pyetur për objektivin, Hallaçi tha se duhet të shpëtohet skuadra dhe të mos rrezikohet mbijetesa.

Po bëjmë zgjidhje në stërvitje për të shënuar gola. Duhet të bëjmë me shumë kujdes para porte. Skuadra ka ardhur në ngritje.

I vlerësojmë të gjitha skuadrat njësoj. Kastrioti ka nevojë për pikët e veta por me afrimet e reja që po marrin formën e tyre, besoj do të na ndihmojnë për të dalë nga kjo situatë.

Nuk është e lehtë të dalim direkt sepse duhet kohë. Nuk mundesh të shkosh në vendin e 4 për 3 ndeshje. Duhet durim dhe besim. Skuadra më përgjigjet dhe kuptohet që bëjmë ndryshime si me Vllazninë ku ishim pa sulmues të deklaruar. Portieri Halimi është cilësor dhe me vlera por gabime teknike ndodhin kudo. Kemi gabuar të gjithë jo vetëm Halimi.

Duhet të jemi brenda objektivit dhe objektivi është të shpëtojmë skuadrën sepse ka vite histori dhe investim.

I kemi të gjithë pa mungesa. Duhet ta theksoj që edhe kur mungon dikush, kemi të tjerë dhe nuk duhet të kemi justifikime. Prandaj është merkatoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy