Pritet largimi nga Torino, Etrit Berisha drejt klubit tjetër të Serie A

Pritet largimi nga Torino, Etrit Berisha drejt klubit tjetër të Serie A

Portieri shqiptar, Etrit Berisha nuk po kalon një moment të mirë në Itali, aty ku është pjesë e skuadrës së Torino.

Shqiptari nuk është zgjedhje e parë e trajnerit dhe për këtë arsye, pritet të largohet në merkaton e janarit.

Interesimet për gardianin kuqezi nuk mungojnë, teksa së fundmi në skenë ka dalë skuadra e Salernitana.

Këta të fundit janë në kërkim të një portieri, pas dëmtimit të Sepe dhe kanë zgjedhur Berishën si alternativë të parë. Edhe 33-vjeçari do pranonte një kalim te Salernitana, pasi do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

Në ditët e ardhshme, pritet të arrihet marrëveshja mes palëve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy