Zëvendëstrajneri i Tiranës, Erbim Fagu, ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut, ku deklaroi se ekipi bardheblu do të kërkojë me çdo kusht fitoren. Me fitoren ndaj Kukësit, Fagu tha se Tirana tregoi se është për titullin kampion, ndërsa më tej deklaroi se tashmë kundërshtar kanë vetëm veten e tyre.
“Sigurisht që Skënderbeu është në pozita të vështira, por objektivat tona janë madhore dhe do bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.
Ka qenë një fazë e mirë nga skuadra jonë, por besoj se edhe me ndeshjen me Kukësin treguam që jemi një skuadër e mirë për të dalë kampion, por ajo që është e rëndësishme është fakti që ne kemi garë me veten tonë për të dalë kampion.
Euforia nuk ekziston, pasi e dimë se pas një ndeshjeje të mirë, ndeshjen tjetër mund ta humbasësh, ndaj nuk ka vend euforia te ne.
Laçi është shumë i mirë, nuk duhet të harrojmë edhe Vllazninë, por siç thash që kundërshtari ynë i vetëm është vetja jonë, pasi ekipet e tjera do të prisnin për një humbje tonë.
Ky kampionat nuk ka skuadra të dobëta, të gjitha janë konkurrente dhe ne duhet të punojmë për titullin kampion”, u shpreh Fagu.



