
Një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës për këtë merkato verore vijon të jetë Nico Williams.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend, i cili e ka bërë shumë krenar teknikun Luis de la Fuente.
Besohet se më të mbaruar ky kompeticion, e ardhmja e 21 vjeçarit mund të ndryshojë, duke qenë se pretendohet edhe nga Chelsea.
Për ‘’ Los Cules ‘’ natyrisht do të jetë më e vështirë, për arsye të rëndësisë së Nico Williams tek vaskët dhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi, presidenti Joan Laporta ka deklaruar se arkat e klubit e kanë kapacitetin për të përballuar blerjen e këtij lojtari, për të famshmen ‘Catalunya Radio‘:
“ Po punojmë për arritjen e këtij objektivi. Mund të them se Nico Williams është një lojtar që më pëlqen shumë ‘’, ishin fjalët e kreut të presidencës së ‘’ Los Cules ‘’.
Deklarata e Joan Laportas tregon se Barcelona po e rikuperon terrenin e humbur në të kaluarën në aspektin ekonomik dhe se blerjet konsiderohen të domosdoshme për vijimësinë.

Duhet theksuar se edhe rivalët e përjetshëm të Real Madridit kanë patur shumë sukses deri në këtë moment të merkatos, të cilët kanë vënë diktatin në sezonin e fundit, në Spanjë dhe Europë.
‘’ Galaktikët ‘’ do të kenë në përbërje Kylian Mbappen, një ndër sulmuesit më të mirë të botës por edhe ‘’ Blaugranët ‘’ janë një ekip që të fut frikën, sidomos nëse i referohemi metrave të fundit.
Golashënuesi nga Pamplona i ka qëndruar prej katër sezonesh besnik Athletic Bilbaos dhe sezonin aktual e përfundoi me 8 gola dhe 16 asiste në 37 sfida, ndërsa në Europian i shënoi vetëm Gjeorgjisë.



