Humbja ndaj Elbasanit, Rodriguez e ka me gjykimin: U akorduan shumë faulle

Humbja ndaj Elbasanit, Rodriguez e ka me gjykimin: U akorduan shumë faulle

Trajneri i Apolonisë, Yeray Rodriguez, foli për MCN TV, pas humbjes 3-2 ndaj Elbasanit.

Rodriguez shfaqi pakënaqësi për gjykimin, duke thënë se u akorduan shumë faulle, kundër ekipit të tij.

Kemi luajtur shumë mirë dhe fortë për 98 minuta. Kishte disa faulle të tepërta të akorduara. Shënuam dy herë, por më pas ndodhën këto dhe na barazuan dhe përmbysën. Na u desh të bënim disa ndërrime taktike, ku organizimi i ekipit është i paktë.

Do i marrim ndeshjet një nga një dhe të shikojmë se ku do arrijmë. Apolonia është një ekip shumë i ri dhe nuk duhet t’i japim presion lojtarëve.

Nuk dua të justifikohem, por e kam edhe me gjykimin. Ku jepen vetëm faulle ndaj nesh, e bën të vështirë për ekipin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy