
Me vetëm 20 vite mbi supe Ruben van Bommel, djali i ish mesfushorit Mark van Bommel po tregon se do të jetë një lojtar shumë i pretenduar gjatë merkatove të ardhshme.
Sulmuesi po e ndihmon Az Alkmaarin të bëjë mirë në sezonin aktual, i cili shkëlqeu edhe në ndeshjen e parë të Europa Leagues kundër Elfsborgut.
Kjo ndeshje ka rezultuar përcaktuese për të nisur një tjetër sfidë në kontinentin e vjetër për shërbimet e tij ndërmjet Manchester United dhe Bayern Munchenit.
Duhet theksuar se hollandezi përshtatet në disa pozicione të ofensivës, i cili ka treguar potencialin në këtë fillim sezoni me skuadrën që momentalisht renditet si e dyta në Eredivisie, pas Ajax Amsterdamit.
Historikisht Az Alkmaari është shquar si një ekip që prodhon shumë talentë dhe në rastin konkret loja e zhvilluar prej tij po analizohet me vëmëndje nga drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe gjermanëve.
Ruben van Bommel e nisi karrierën si profesionist në kategorinë e dytë në Hollandë, pikërisht tek Maastricht, për tu bërë më pas pjesë e skuadrës së dytë të Az Alkmmarit dhe falë potencialit ka arritur të spikasë edhe me të parën në elitën e futbollit hollandez.
Interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues apo i ish rekordmenëve të Bundesligës është një motiv për lojtarin në fjalë për të dhënë maksimumin në vijimësi, por ajo që është e sigurtë është se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur.



