Barcelona drejt rinovimit me Xavin

Barcelona drejt rinovimit me Xavin

Faza e dytë e sezonit ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për Barcelonën , e cila vijon të liderojë në La Liga, fakt që tregon suksesin e Xavi Hernandezit në stol.

‘’ Los Cules ‘’ vijojnë me të njëjtin ritëm edhe në Europa League por i mbetet edhe një sfidë për të luajtur kundër Manchester United në ‘’ Old Trafford ‘’ , e vlefshme për Play- offin .

Gjithsesi ecuria e deritanishme e ka bindur Joan Laportan për t’ia rinovuar kontratën ish kampionit të Europës dhe të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , pavarësisht se problemet në aspektin ekonomik mbeten  shqetësimi kryesor i drejtuesve .

Këtë objektiv e ka përforcuar edhe deklarata e drejtorit sportiv Mateu Alemany, i cili e ka lartësuar figurën e 43 vjeçarit , për të cilin është shprehur :

“ Askush nuk e imagjinon dot Barcelonën pa Xavin . Eshtë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe shpresoj që të qëndrojë ‘’ , ishin këto fjalët e 49 vjeçarit. 

Pavarësisht se performanca e ‘’ Blaugranëve ‘’ në të gjitha kompeticionet pjesmarrëse përveç Champions Leagues po shkon siç duhet , mbetet akoma shumë kohë për të përfunduar sezoni dhe natyrisht gabimet në vijimësi konsiderohen të pafalshme , sidomos në përballjet me eleminim direkt në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy