Spalletti kundër tifozëve të Napolit: U morëm peng, largohem nëse përsëritet e njëjta situatë

Spalletti kundër tifozëve të Napolit: U morëm peng, largohem nëse përsëritet e njëjta situatë

Luciano Spalletti, nuk i kurseu kritikat ndaj tifozëve të Napolit, të cilët në ndeshjen me Milanin në kampionat, nuk mbështetën skuadrën, por sulmuan gjatë gjithë takimit presidentin Aurelio De Laurentiis.

Spalletti deklaroi se në rast përsëritje të kësaj situate në ndeshjen e kthimit, do të largohet nga drejtimi i skuadrës napolitane.

Më erdhi shumë keq që e pashë stadiumin tonë në atë situatë kundër Milanit. Po fitojmë kampionatin pas 33 viteve dhe ajo ishte një gjë që nuk do të arrij ta kuptoj asnjëherë.

Nëse tifozët e mi do të bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e kthimit, unë do të largohem nga Napoli sepse është një gjë e pashpjegueshme. Djemtë janë shumë të ndjeshëm dhe ne luajtëm në një klimë absurde, u morëm peng.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy