Barcelona në sulm për Gabriel Barbosa

Barcelona në sulm për Gabriel Barbosa

 Barcelona prej kohësh po insiston për një sulmues të kalibrit për të garantuar më shumë rezultate  në metrat e fundit .

Robert Lewandwski është tentuar pa pushim gjatë javëve të fundit por interesi masiv për polakun dhe refuzimi i Bayernit kanë detyruar drejtuesit e katalanasve të mendojnë të tjera alternativa .

Gabriel Barbosa i cili po lë gjurmë në Brazil me Flamengon pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez sepse jo vetëm që ka rikuperuar terrenin e humbur me brazilianët por ka tejkaluar çdo pritshmëri duke u bërë protagonist absolut në Brasileirao dhe në Kupën Libertadores.

Spanjollët shfaqën interes edhe në të kaluarën për 25 vjeçarin por Interi i parakaloi dhe e transferoi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. 

Rikthimi në vendlindje pa dyshim i ka rezultar një ndër vendimet më të suksesshëm në karrierë dhe tashmë konsiderohet një opsion mëse interesant për repartin e avancuar të Barcelonës por Flamengo nuk synon të dalë nga kjo histori pa përfituar maksimalisht dhe ja ka bërë të qarta gjërat që në fillim gjigandëve të La Ligas, skuadër që pretendon 30 milionë euro për Gabriel Barbosan , gati dyfishin e investimit të bërë në merkaton e 2020-tës .

Nën drejtimin e portugezit Paulo Sosa ishi i Santos e ka ngritur nivelin dhe po shijon periudhën më të suksesshme në futboll dhe deri më tani ka shënuar 16 gola në 21 sfida duke dhënë një sinjal se është i përgatitur për çdo sfidë në të ardhmen .

Pavarësisht përmirësimit të dukshëm , ‘’ Blaugranët ‘’ kanë nevojë ende për përforcime gjatë verës dhe Gabriel Barbosa po monitorohet me shumë kujdes dhe ndoshta kjo periudhë do të jetë starti i një tjetër eksperience në sportin më të ndjekur në botë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy