Derbi londinez për Gvardiol 

Derbi londinez për Gvardiol 

Anësori Josko Gvardiol vijon të konsiderohet një ndër objektivat më të rëndësishëm të Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes. 20-vjeçari është rritur në mënyrë progresive në çdo aspekt dhe sakrificat e tij janë shpërblyer me zgjerimin e interesit nga klubet me emër. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ prej një kohe të gjatë po këmbngulin për kroatin por papritur Tottenham Hotspuri i ka trokitur në derë , fakt që na dërgon drejt një tjetër derbi londinez.

Largimi i Christensen dhe Rudiger e kanë lënë paska të varfër prapavijën e gjigandëve të Premier Leagues por edhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ me Antonio Conten në stol kanë rikuperuar shumë nga terreni i humbur në të kaluarën duke u shëndërruar në një ekip ambicioz dhe kompetitiv në Angli dhe Champions League.

Sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur kjo sfidë parashikohet shumë e vështirë , gjatë të cilës s’përjashtohen të papriturat dhe Josko Gvardiol në bashkpunim me drejtuesit e gjermanëve duhet të vendosin për arsye se rivalët janë nga më të mirët në qarkullim. Lojtari nga Zagrebi filloi të spikasë tek ekipi më i famshëm në Kroaci , Dinamo Zagreb dhe shumë shprejt tregoi vlerat tek ‘’ Demat e Kuq ‘’ , të cilëve manjati Todd Boehly i ka ofruar 80 milionë euro për blerjen e Josko Gvardiol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy