
Opsionet e drejtuesve të Interit në lidhje me mesfushën vinë duke u shtuar me kalimin e kohës , të cilët tashmë janë përqëndruar tek Thiago Almada. Paraqitjet dinjitoze tek Atlanta United ia kanë rritur ndjeshëm mundësitë për të provuar veten në kontinentin e vjetër dhe traineri Simone Inzaghi e konsideron një vlerë të shtuar argjentinasin. Numri një i stolit e ka dhënë konfirmimin për transferimin e mundshëm të 22 vjeçarit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , për të cilin do të ishte aventura e parë në Europë, në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm. Prej dy vitesh Thiago Almada aktivizohet në Major League Soccer dhe mund të shëndërrohet në një ndër blerjet më cilësore të skuadrës nga Milano në merkaton dimërore.



