
Partizani luan një sfidë shumë të rëndësishme në fundjavë, teksa sfidon Skënderbeun. Fitorja është objektivi i vetëm për të kuqtë në këtë sfidë, pasi do të kërkojnë të kenë vazhdimësi, pas triumfit ndaj Teutës.
Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi korçarët kanë treguar se mund t’i hapin probleme të gjitha skuadrave.
Për këtë sfidë, trajneri Daja do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme siç është mbrojtësi i djathtë Albion Marku. Ky i fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm në këtë sezon, por nuk do të jetë ndaj Skënderbeut, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Teutës.



