Parisi ndjek Pjanic

Parisi ndjek Pjanic

   Pas transferimit të Geogrinio Wijnaldum ,  Paris St Germain është i gatshëm t’i  ‘’ vjedhë ‘’ një tjetër element Barcelonës .   Kryeqytetasit prej vitesh tashmë  ëndërrojnë të shëndërrohen në një skuadër elite dhe të konkretizojnë një dëshirë të vjetër e cila është  fitimi i Champions Leagues .  Këtë herë  ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë vlerësuar mundësinë e  transferimit të mesfushorit Miralem Pjanic në ‘’ Parque De Prince ‘’ për arsye se mbetet një lojtar  i preferuar nga skuadrat e njohura pavarësisht se nuk e ka gjetur lumturinë tek Barcelona .   Aktivizimi i reduktuar  tek spanjollët e ka kthyer  në një makth qëndrimin e boshnjakut në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe 31 vjeçari kërkon ti japë një tjetër ngjyrë karrierës me ndërrimin e destinacionit .

S’duhet harruar se për lojtarë të të tilla niveleve gjithmonë  do të këtë pretendentë që presin mbrapa derës dhe në rastin konkret është  Juventusi i cili kërkon ta rikthejë në ‘’ Allianz Stadium ‘’  .   Kërkesa e Massimiliano Allegrit me siguri do të  vlerësohet siç duhet nga Miralem Pjanic i cili në të kaluarën  kaloi 4 sezone të shkëlqyera në Torino duke treguar se niveli i lojës nuk ka nevojë për koment .

Pavarësisht se kuq e blutë disponojnë një gjendje ekonomike shumë të favorshme , emri i Juventusit  dhe e kaluara e  mesfushorit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ janë një indikator që s’duhet anashkaluar sepse eksperienca me juventinët shënoi një evolucion të madh në karrierë . 

Me 31 vite mbi supe mund të thuhet se e vetmja aventurë e ‘’ dështuar ‘’ në karrierë është ajo me Barcelonën të cilës do ti bëjë një favor të madh dhe gjithashtu do ti japë mundësinë për të rikuperuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet .

30 ndeshje nuk kanë mjaftuar për të bindur Ronald Koeman dhe tashmë duhet të bëjë gati valixhet për ti dhënë lamtumirë Katalunjës .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy