
Trajneri Ardi Behari, foli për ndryshimet e shumta të trajnerëve në Superiore, deri në këtë fazë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se ndryshimet e trajnerëve, janë në dëm të klubeve.
Dëmi është i klubeve, sepse trajnerët aty janë, nga një skuadër do lëvizin te tjetra. Një trajner varet nga rezultatet. Edhe rastet e ndërrimit të trajnerëve në këtë periudhë, nuk kanë qenë të njëjta.
Memelli, për hir të së vërtetës, duhet thënë që diçka te Vllaznia lëvizte. Po të kishin më shumë durim, mund të ishte ndryshe. Trajneri që do vijë tani, nuk ka përgjegjësi. Koha është kosto e klubit.



