Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet derbi mes Milanit dhe Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.
Një ndeshje që pritet me interes të madh, nga tifozeritë e dy ekipeve, që njihen për rivalitetin mes tyre, por jo vetëm.
Kjo është hera e dytë në histori, që derbi i Milanos do të luhet në gjysmëfinalen e Champions League. 20 vjet më parë, Milani u kualifikua në finale falë një goli si mik, teksa më pas fitoi trofeun kundër Juventusit.
Te Interi shpresojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe të kalojnë në finale. Pritet një sfidë e luftuar dhe spektakolare nga të dyja ekipet.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët, Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi, kanë zbuluar edhe formacionet titullare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez, Krunic, Tonali, Benaccer, Salemakers, Brahim Diaz, Gioud.
Inter: Onana, Darmian, Accerbi, Bastoni, Dumfries, Dimarko, Barela, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dzeko, Lautaro Martinez.



