Milani vendos të ardhmen e Piolit

Milani vendos të ardhmen e Piolit

Sezoni i  shkëlqyer i Milanit në Serinë A i ka dhënë një tjetër shans Stefano Piolit për të vazhduar me projektin e tij .   Me punën intensive italiani ka arritur ti shëndërrojë kuqezinjtë në një ekip shumë kompetitiv që aspiron për gjëra të mëdha në të ardhmen . Sipas Tuttosport   18 herë kampionët e  Scudettos nuk i kanë vënë kusht 55 vjeçarit hyrjen e Milanit në Champions League sepse të ndodhë çfarë të ndodhë në javën e fundit të kampionatit vendimi i tyre është i parevokueshëm . 

Momentalisht Milani ruan me fanatizëm vendin e 3-të me 76 pikë të grumbulluara por është në fije të perit sepse  e ndjek Napoli me të njëjtën sasi pikësh dhe Juventusi me një më pak .  Kjo situatë thekson se kjo skuadër e ka vetë fatin në dorë dhe javën e fundit do të udhëtojë në një transfertë shumë të ndërlikuar ku do të masin forcat me Atalantën.  Mbërritja e Stefano Piolit në stol u kritikua shumë për vetë faktin e drejtimit të kundërshtarëve historikë siç janë zikaltërit e  Interit por iu desh vetëm pak kohë për të fituar besimin e drejtuesve dhe tifozerisë .

Sezoni aktual i ka rrëzqitur nga duart Milanit por megjithatë i  mban të ndezur motorrët   sepse nëse i buzëqesh fati  në Bergamo  do të mundohet të zgjerojë protagonizmin edhe në turneun  e Champions Leagues që e ka ngritur 7 herë gjatë historisë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy