Arsenali në luftë për Sterling

Arsenali në luftë për Sterling

 Humbja e protagonizmit nga Raheem Sterling ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek Manchester City  . Anglezi nuk i plotësuar kërkesat e Pep Guardiolas  dhe  loja e tij nuk e ka justifikuar faktin e të qënit lojtari më i paguar tek ‘’ The Citiziens ‘’. Megjithatë për mbylljen e këtij kapitulli ka menduar Arsenali i cili  ka nisur seriozisht ofensivën për të transferuar ekstremin britanik në ‘’ Emirates ‘’.  Sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ , ‘’ The Gunners ‘’ prej kohësh po mendojnë për 26 vjeçarin sepse planet e bardhekaltërve lidhen me të tjerë lojtarë dhe një ndër të preferuarit e Pep Guardiolas për sulmin mbetet Harry Kane .

 Para disa javësh  kampionët në fuqi të Premier Leagues menduan një shkëmbim me golashënuesin anglez por futja në garë e Arsenalit e ka vështirësuar situatën .  

Pavarësisht se Raheem Sterling nuk ka qënë në formën e duhur me kampionët e Premier Leagues  gjatë sezonit  të përfunduar është aktivizuar në 49 ndeshje ,  ku ka mbajtur firmën e 14 golave  dhe  12 asisteve    por së fundmi i famshmi Pep Guardiola  është impresionuar nga shpërthimi i talentit Phil Foden që ia ka reduktuar hapësirat  ishi-t të Liverpoolit . 

Këto statistika nuk janë të mjaftueshme për trainerin nga Sanpedor i cili vjen pas një dështimi në Uefa Champions League që do të mbetet një njollë e përhershme në karrierë  por  nuk i ka humbur shpresat se një ditë do të ketë fatin ta shijojë ngritjen e trofeut të munguar me Manchester City-n .

 

 

 

 

        

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy