Fitorja në derbi, Zekic: Pres më shumë nga ekipi im, të gjejmë zgjidhje të mirë për Tiranën

Fitorja në derbi, Zekic: Pres më shumë nga ekipi im, të gjejmë zgjidhje të mirë për Tiranën

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, u shfaq i lumtur pas fitores që skuadra e tij regjistroi ndaj Dinamo City.

Për MCN TV, Zekic deklaroi se Da Silva kishte efekt në fitore, por jo vetëm, duke thënë se skuadra u fut ndryshe pas pushimit të pjesës së parë.

Nuk do flas shumë taktikisht, kjo për arsye të derbit. Ishim pak të ngadalshëm, kjo ndoshta për shkak të kohës. Nga nesër fillon puna për derbin ndaj Tiranës.

Kishte efekt edhe futja e Da Silvës. Nuk është vetëm kjo, por është edhe pjesa e pushimit, ku ekipi u fut me paraqitje ndryshe në pjesën e dytë.

Shpresoj që atmosfera të jetë pozitive. Me kalimin e kohës, shpresoj të mësohem me shumë me mentalitetin e këtij vendi.

Jam i kënaqur për lojtarët. Nuk jam i kënaqur për pjesën që nuk kemi pasur mundësi të fusim lojtarët e rinj dhe shpresoj t’iu japim hapësira në të ardhmen.

Arsyeja që jam modest, është për shkak se pres më shumë nga ekipi im. Tani duhet të gjejmë zgjidhjet e mira, për derbin me Tiranën, që të përgatitemi sa më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy