Starova: Egnatia mori fitore të rëndësishme, ndeshje e pëlqyeshme

Starova: Egnatia mori fitore të rëndësishme, ndeshje e pëlqyeshme

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Egnatias ndaj Kukësit.

Sipas tij, rrogozjhinasit morën një fitore shumë të rëndësishme, që rregullon edhe anën e moralit.

Starova tha se ajo ndaj Kukësit, ishte një ndeshje e pëlqyeshme nga Egnatia.

Për sa kohë, Egnatia nuk e shënoi golin e dytë, për një pjesë të gjatë, u duk sikur po r menaxhonte, por u krijua një rast në fund dhe mund të rrezikonte.

Ishte një ditë e mirë për Egnatian. Ishte momenti për tu shkëputur nga të tjerët, për shkak se rivalët mund të linin pikë, siç edhe bënë. Kukësi ka meritë që qëndroi në lojë.

Në fund mund të kishin marrë një pikë. Një ndeshje e pëlqyeshme. Egnatia mori një fitore, që i bën shumë punë. Rregullon edhe anën morali, sepse kishin vetëm barazime. Pamë formacionin që mund të jetë stabel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy