U luajtën gjashtë ndeshjet, të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë.
Sa i përket skuadrave të kualifikuara, nuk kishte surpriza, teksa kaluan më tej të gjitha ekipet e Superiores.
Kukësi shkatërroi 5-0 Apoloninë, ndërsa Partizani mposhti 3-0 Korabin në shtëpi. Fitore regjistroi edhe Tirana, që triumfoi minimalisht ndaj Lushnjës.
Laçi kaloi 2-1 Tomorin, ndërsa Kastrioti pavarësisht barazimit pa gola me Dinamon, kaloi më tej, falë fitores në ndeshjen e parë.
Edhe Egnatia iu fal fitores në ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut, pasi në të kthimit barazoi 1-1.



