
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi fitoren minimale të Partizanit ndaj Bylisit.
Tahiri tha se ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja ekipet, me Partizanin që sipas tij kishte raste më të pastra dhe e meritoi fitoren.
Jo vetëm goli që u shënua nga Skuka, por vlen edhe skema që ishte përgatitur në stërvitje dhe u realizua shumë mirë. Skuka mund të shënonte edhe një tjetër. Të dyja ekipet bënë futboll të bukur dhe ishin të barabarta në fushë. Edhe mesfusha më pëlqeu në pjesën e parë, në të dytën, zëvendësimet, lanë një hapësirë të madhe. Bylisi në pjesën e dytë, e zhvendosi të gjithë lojën në zonën e Partizanit. Lojtarët e Bylisit, i markuan shumë mirë. Ajo që nuk më pëlqeu, ishte ndërrimi i Rrapaj.
3 pikët janë shumë të rëndësishme në fushën e Bylisit. Ballshi ishte një ekip kompakt, me ekuilibër, pavarësisht gabimeve të vogla. Rezultati shumë i drejtë i fushës. Partizani e meritoi fitoren, sepse kishte edhe dy raste të tjera të pastra për shënim. Ballshi kishte qarkullimin e topit, por nuk kishin raste të pastra.



