
Prej kohësh po avancohet për përforcimin e mëtejshëm të Atletico Madridit , ekip i cili në sezonin e shkuar i habiti të gjithë duke rikthyer trofeun e Primera Division në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe aktualisht vijon luftën në Champions League .
Megjithatë, gjithmonë drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë preferuar të veprojnë me të njëjtin intensitet në çdo aspekt për të mos lënë asgjë në mëdyshje dhe kështu të kenë një panoramë të qartë mbi të ardhmen .
Diego Simeone lideron me merita absolute pankinën dhe asnjëherë se ka shmangur fokusin nga merkatoja. Luis Alberto i Lazios prej shumë sezonesh është i preferuari i argjentinasit për mesfushën por bardhekaltërit s’kanë pranuar të dorëhiqen nga spanjolli sepse janë të vetëdijshëm se pa të ky repart do të haste problematika të theksuara .
Largimi i konfirmuar i Hector Herreras në fundin e sezonit dhe dyshimet për qëndrimin e Saul Niguez janë një sinjal i qartë se duhet ndërhyrë në merkato për të mos shkaktuar pendesa në të ardhmen.
29 vjeçari ka gjetur vend në skemat e Maurizio Sarrit dhe prej disa sezonesh konsiderohet një ikonë për lacialët të cilët kanë dy pretendentë të fuqishëm pas dere pasi s’duhet harruar se edhe Sevilla po lufton fuqishëm për Luis Alberton .
La Liga vijon të fitojë terren, për një lojtar që ka mbrojtur me profesionalizëm për pesë vite këtë fanellë me peshë sidomos në Serinë A por me këtë interes rrjedha ngjarjeve mund të pësojë ndryshime sepse Claudio Lottito mund ta vërë theksin tek mbushja e arkave në vend të qëndrimit të ishi-t të Deportivo La Corunas në ‘’ Olimpico ‘’.
Pavarësisht se ky operacion do të ketë vështirësitë e veta, do të prodhojë një supersfidë spanjolle e cila gjithmonë ka shkaktuar emocione të pafundme .



