
Antonio Conte është papunë pas largimit nga drejtimi i Interit në fund të sezonit të kaluar. Megjithatë interesimet për trajnerin italian nuk mungojnë.
Pasi emri i tij u lidh disa herë me Arsenal dhe Manchester United, tashmë në skenë ka dalë një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për Barcelonën. Katalanasit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe thuhet se drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me trajnerin Ronald Koeman.
Ky i fundit rrezikon seriozisht shkarkimin dhe presidenti Joan Laporta po mendon për zëvendësuesin e tij. Mediat spanjolle shkruajnë se në listë për të marrë drejtimin e skuadrës katalanase është Xavi, por së fundmi është shtuar edhe Conte.
Në ditët e ardhshme mund të ketë bisedime mes palëve dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje.



