Kallaku: Në kampionatin shqiptar është më e vështirë për të shënuar se në atë kroat

Kallaku: Në kampionatin shqiptar është më e vështirë për të shënuar se në atë kroat

Kapiteni i Teutës, Sherif Kallaku e ka pranuar që nuk është në formën e tij më të mirë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, fantazisti i durrsakëve u shpreh se në Shqipëri është një kampionat shumë i vështirë dhe në krahasim me Kroacinë, tha se këtu shënohet më me vështirësi.

Ndaj Kukësit ishte një fitore me shumë vlera. Në pjesën e dytë duhet të kishim shënuar edhe golin e katërt, për të qenë më të qetë. Është një kampionat shumë i vështirë, pasi çdo ekip është në të njëjtin nivel. Teuta ka bërë një merkato shumë të mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Çdo ekip jep maksimumin ndaj nesh, pasi jemi kampionët.

Nuk kam qenë akoma te lirshmëria ime në lojë. Në dy ndeshjet e fundit, jam munduar të jap maksimumin. Mundohem gjithmonë të jap më të mirën dhe të shkëlqej, siç kam qenë më parë. Tani Teuta është kampione dhe pritshmëritë janë të tjera.

Ne jemi një ekip që kërkojmë presingun lart. Ndoshta e kam humbur freskinë në pjesën e dytë. Edhe unë e shikoj veten që nuk jam aty ku duhet. Kemi bërë 4 ndeshje dhe kemi shënuar vetëm 2 gola, sot rastisi që shënuam 3. Faza e sulmit është në rritje. Edhe vjet sulmi ka bërë gola, edhe pse kishte mbrojtje solide. Në krahasim mes Shqipërisë dhe Kroacisë, këtu është më e vështirë për të shënuar.”, u shpreh Kallaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy