Tirana dhe Kukësi ndajnë nga një pikë, tifozët bardheblu pushtojnë fushën në "Selman Stërmasi" (VIDEO)

Tirana dhe Kukësi ndajnë nga një pikë, tifozët bardheblu pushtojnë fushën në "Selman Stërmasi" (VIDEO)

Është mbyllur në barazim ndeshja hapëse e javës së 12-të e Kategorisë Superiores mes Tiranës dhe Kukësit.

Takimi zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me të dyja ekipet që marrin vetëm nga një pikë duke mos gjetur ende shijen e suksesit.

Verilindorët ishin më pranë fitores në rast se sulmuesi Rexhinaldo do të tregohej i saktë në gjuajtjen e 11-metërshit.

Sulmuesi i Kukësit në goditjen e tij u ndal nga porteri Ilion Lika i cili rregulloi gabimin pas shkaktimit të penalltisë.

Ndërkohë, Tirana vijon kriza e rezultateve pasi kjo është ndeshja e pestë që nuk kanë arritur dot të marrin tre pikët.

Një ecuri negative për bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ardian Mema i cili ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në stolin e Tiranës të cilët ndodhen në pozita jo të mira në renditje.

Mirëpo ndeshja nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët e skuadrës së Tiranës kanë pushtuar fushën e lojës duke u përplasur me lojtarët e tyre.

Në video shihet se ata i kërkojnë futbollistëve që të heqin fanellat pas ecurise negative që kanë pasur në javët e fundit.

Një situatë që do të sjellë pasoja të rënda për klubin e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy