Vuan nga depresioni, talenti i Juventusit mendon tërheqjen nga futbolli

Vuan nga depresioni, talenti i Juventusit mendon tërheqjen nga futbolli

Mohamed Ihattaren u ble nga Juventusi në merkaton e verës, me futbollistin 19-vjeçar që shihej me të ardhme të ndritur nga drejtuesit bardhezi. Për këtë arsye, “Zonja e Vjetër” e huazoi lojtarin te Sampdoria, për të fituar më shumë eksperiencë në Itali, pasi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar me PSV në Holandë.

Megjithatë tashmë jeta e lojtarit maroken mund të marrë një tjetër rrjedhë. 19-vjeçari u largua muajin e kaluar nga Italia, për t’u rikthyer në Holandë, teksa ende nuk është bashkuar me Sampdorian. Një lajm shokues për të ardhmen e Ihattaren vjen nga Holanda, aty ku thuhet se ai vuan nga depresioni.

Madje mediat holandeze, raportojnë se për shkak të depresionit, Ihattaren po mendon të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Depresioni i lojtarit vjen për shkak të ndarjes nga jeta të babait të tij në 2019, dhimbje që duket se talenti maroken nuk po e kalon dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy