
Pas një sezoni për tu harruar , drejtuesit e Liverpoolit kanë filluar të përgatiten për vijuesin , me objektivin e rikthimit tek trofetë. Thiago Alcantara është një ndër lojtarët që tashmë nuk përfshihet në planet e Jurgen Kloppit dhe Barcelona ka shfaqur interes për mesfushorin. Pas tentativave të dështuara për Zubimendin dhe Kimmich , 32 vjeçari konsiderohet ideali nga Xavi Hernandez, i cili arriti suksesin në sezonin e kaluar me skuadrën e zemrës , me fitimin e Primera Division dhe Superkupës së Spanjës. Ishi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ e ka dhënë ‘ Ok ‘ për këtë operacion dhe parashikohet se në vijimësi presidenti Joan Laporta do të dërgojë ofertën në adresë të ‘’ The Redsave ‘’. Në korrikun e 2013-tës Thiago Alcantara braktisi ‘’ Camp Noun ‘’ për ‘’ Allianz Arenan ‘’ për shifrën e 25 milionë eurove dhe tashmë pas disa vitesh larg ‘’ Los Cules ‘’ mund të rikthehet përsëri aty ku filloi të spikasë.



