Willian Pacho, afër rinovimit me Paris St Germain

Willian Pacho, afër rinovimit me Paris St Germain

 Dy sezonet në ‘’ Parque de Prince ‘’ të Willian Pachos po rikonfirmojnë se drejtuesit nuk gabuan me transferimin e tij në verën e 2024-tës.

Ekuadoriani e ka fituar besimin e Luis Enriques, i cili ka shfaqur një rendiment për tu admiruar në prapavijë dhe tashmë ‘’ Les Pariziens ‘’ po mendojnë t’ia rinovojnë kontratën. 

Flitet deri në vitin 2030-të, e shoqëruar me një rritje page dhe kështu t’ia bëjnë të pamundur ofensivën pretendentëve. 

Që prej transferimit nga Eintracht Frankfurti amerikano-jugori ka ditur të përshtatet shumë shpejt në 11-shen e formuar nga ‘’ Lucho ‘’, falë të cilit francezët kanë arritur një objektiv tejet të rëndësishëm në sezonin e kaluar pas fitimit të Champions Leagues. 

Sipas disa burimeve drejtori sportiv i kuq e bluve Luis Campos po i lëviz me shpejtësi gurët për t’ia vënë pikën kësaj tentative, tejet deçizive për vijimësinë. 

Arsyeja e parë është natyrisht mosha, duke qenë se 24 vite mbi supe të japin shumë siguri për avancimin e mëtejshëm, shtuar edhe faktin se Paris St Germain është kandidat potencial për fitimin e çdo titulli gjatë sezoneve.

 Së dyti vlen të theksohen marrëdhëniet shumë të mira me drejtuesit të cilat besohet se do ta bëjnë edhe më të lehtë arritjen e këtij akordi dhe së treti objektivi është konsolidimi i ekipit, për ta përforcuar më tej në pozicionet ku do të jetë e arsyeshme. 

Përveç fituesve në fuqi të kompeticionit më pretigjoz europian për klube William Pacho ka rezultuar një pikë referuese edhe tek Ekuadori i teknikut Sebastian Beccacece.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy