“FSHF ndërhyn te formacioni i Kombëtares”, Stoka: Titulli vjen në kryeqytet, me VAR më keq

“FSHF ndërhyn te formacioni i Kombëtares”, Stoka: Titulli vjen në kryeqytet, me VAR më keq

Shqipëria luan ditën e sotme me San Marinon, sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Një fitore e Shqipërisë dhe një humbje e Polonisë, do bënte që kuqezinjtë e Rejës ta mbyllnin muajin shtator në vendin e dytë të grupit I. Për këto u diskutua edhe në “Sport Zone” në MCN, aty ky opinionisti i sportit, Dritan Stoka, u shpreh se i druhet një tolerimi të mundshëm të Anglisë ndaj Polonisë.

Stoka në fjalët e tij, tha se ndaj Polonisë, fajtorët për humbjen ishin Keidi Bare, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla, teksa shtoi më tej se ndaj San Marinos do të luante me skemën 4-3-3. Ai u shpreh gjithashtu se në formacionin e Kombëtares ka ndërhyrje nga FSHF.

“Unë i druhem se Anglia mund ta lërë Poloninë, që të shkojnë të dyja në Botëror. Ekipi kombëtar ka një grup lojtarësh shumë të mirë, të cilët duhen menaxhuar si duhet. Për mua Bare nuk duhet të luajë titullar sot, për mendimin tim. Me San Marinon duhet të luajmë me 4-3-3, them unë. Ndeshjen me Poloninë e humbi Bare për mendimin tim. E mbante topin sikur të ishte Messi. Erdhën dy gola nga krahu i Hysajt. Në informacionet e mia, mes sulmuesve ka shumë qejf mbetje.

Ndaj Polonisë erdhën dy gola për faj të Hysajt dhe Kumbullës dhe kjo është më dramatike. Në mbrojtje lojtarëve iu duket vetja të padiskutueshëm. Kur Kumbulla nuk aktivizohet te Roma, për çfarë e aktivizojmë ne titullar?! Për mendimin tim ka shumë ndërhyrje nga Federata në formacion për ata që luajnë.”, tha fillimisht Stoka.  

Ai foli edhe për kampionatin, i cili do të startojë këtë fundjavë, duke thënë se pritet një kampionat shumë i luftuar dhe sipas tij në 3 vendet e para do të renditen 3 skuadrat e kryeqytetit, Partizani, Tirana dhe Dinamo.

“Do jetë një kampionat tepër i fortë dhe i luftuar. Pas shumë vitesh do shikoj një Partizani, Tirana dhe Dinamo në 3 vendet e para. Mendoj se titulli do mbetet në kryeqytet, nëse FSHF nuk ka vendosur ta dërgojë diku tjetër. Për shkak të merkatos së cunguar vitin e kaluar Mala luajti në krahun e djathtë të mbrojtjes, këtë sezon do shkëlqejë në pozicionin e tij. Ky mendoj se do jetë viti i Stenio Junior.

Me VAR do jetë më keq. Nëse tani shikojmë 20 minuta futboll, me aktrim dhe faulle, me VAR do jetë më keq. Unë po të isha si Duka, para kampionatit do i mblidhja të gjitha ekipet 5 ditë bashkë, që të njihen më mirë, që të mos kenë probleme gjatë vitit. Kukësi ka bërë shumë ekip të mirë. Nuk e di si janë formuar.”, përfundoi Dritan Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy