
Trajneri Luciano Spalletti, u larguar nga drejtimi i Napolit, pas përfundimit të sezonit, ku fitoi edhe titullin kampion, që mungonte prej 33 vitesh. I pyetur për rikthimin në stol, tekniku italian deklaroi se nuk është kontaktuar nga asnjë skuadër gjatë kësaj periudhe dhe nuk e di se kur do të rikthehet. “Askush nuk më ka kërkuar gjatë këtyre dy muajve. Nuk e di se kur do të rikthehem, ndoshta në janar. Ndoshta sezonin tjetër. Ndoshta e mbyll karrierën si trajner me titullin kampion.”, u shpreh Spalletti.



