Gazetari i sportit, Klaudio Ndreca, duke folur për kampionatin shqiptar, u shpreh se Tirana është një skuadër e kompletuar. Ai foli edhe për rivalët e bardhebluve, teksa u shpreh se Laçi dhe Kukësi, në ndryshim nga Tirana, nuk kanë stol.
“Është viti i Orges Shehit dhe kjo po duket nga java në javë. Tirana është një skuadër e kompletuar. Xhixha po shkëlqen. Tirana me Laçin është si Bayern Muncih me Dortmund, pasi Xhixha i dha lojtarin që po shkëlqen Tiranës. Te Tirana mund të luajë edhe një lojtar i akademisë dhe të ketë mbështetje të madhe.
Laçi me Josën ka bërë mrekulli, pasi edhe vetë kurbinasit nuk e kishin menduar se do të ishin këtu. Stolin Laçi dhe Kukësi nuk e kanë si Tirana. Bardheblutë janë të kompletuar. Tirana e ka rrugën të qetë drejt titullit kampion.
Partizani dje bëri një lojë të bukur, por duhet theksuar se golat erdhën nga Skuka. Te Dinamo nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur, sepse me ata lojtarë që kanë, nuk mund të jenë në këto pozita. Me Devollin duket se diçka ka ndryshuar, është shtuar grinta, ndonëse kanë humbur sërish.”, u shpreh Ndreca.



