
Bylisi nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri, teksa pas largimit të Jeton Beqirit, drejtimi i skuadrës i është besuar ish-lojtarit të Kombëtares, Arian Bellai.
Ky i fundit ka bërë prezantimin e tij në ambientet e klubit dhe në fjalët e tij, u shpreh se e njeh mirë politikën dhe projektin e ballshiotëve.
Dua tu përshëndes të gjithëve juve djemve që ju kam përballë. Uroj të kemi shëndet dhe mendjen te puna, pasi vetëm ajo të nxjerr faqebardhë. Dua të falënderoj presidentin dhe mikun tim Besnik Kapllanaj për zgjedhjen time si trajner i Bylisit.
Njihemi prej vitesh dhe kemi folur shpesh bashkë. E njoh mirë politikën dhe projektin e klubit, ndaj vendosëm menjëherë të vijmë këtu. Kam një ide për çdonjërin prej futbollistëve, por kjo nuk mjafton, pasi duke punuar do të zbulojmë më shumë.



