Shtatë sportistët elitarë marrin gradën honorifike të kolonelit

Shtatë sportistët elitarë marrin gradën honorifike të kolonelit

Shtatë sportistë elitarë morën sot gradën honorifike të kolonelit, ku Forcave të Armatosura të Shqipërisë iu bashkua elita kombëtare e sportit shqiptar.

Në një ceremoni të posaçme, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, 7 sportistë shqiptarë; Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, të shpallur kampionë olimpikë, botërorë dhe europianë u nderuan sot me gradën e lartë ushtarake “Kolonel”, duke u bërë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Kryeministri Rama e vlerësoi këtë ditë historike, për sportin shqiptar dhe për Forcat e Armatosura shqiptare njëkohësisht.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se Shqipëria tashmë ka një kuadër ligjor të përmirësuar dhe të përafruar me Bashkimin Evropian, dhe sot me Vendimin e Këshillit të Ministrave sportistët elitarë shpërblen me dinjitet, ashtu sikurse edhe trajnerët e tyre.

Sot sportistët tanë kanë arritur rezultate të larta dhe kjo sigurisht në radhë të parë është falë meritës së tyre, falë talentit, punës, sakrificës së tyre.

Por natyrisht që sporti është edhe prioritet i qeverisë. Sot kemi një infrastrukturë të përmirësuar për të cilën jemi të vetëdijshëm që duhet të punojmë dhe ne kemi plane konkrete.

Ne i vlerësojmë sportistët elitarë.

Falë ligjit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes, shtoi Kushi, sportistët elitarë, kampionët tanë, jo vetëm që bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, por do të kenë edhe grada honorifike dhe këto grada do t’i kenë edhe përtej angazhimit të tyre aktiv si sportistë elitarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy