Gundogan një hap larg Atletico Madridit

Gundogan një hap larg Atletico Madridit

  Mungesa e një akordi për qëndrimin në ‘ Etihad Stadium ‘ e ka shëndërruar mesfushorin Ilkay Gundogan një opsion për Atletico Madridin .

Drejtori teknik i ‘’ Los Colchoneros ‘’ Andrea Berta ka nisur ofensivën për transferimin e gjermanit pasi  e përfundon kontratën në 2023-shin me ‘’ The Citiziens ‘’ dhe duket se do të largohet nga ishulli në kërkim të një eksperience të re .

31 vjeçari e ka pjekurinë e duhur për tu bërë pjesë e skemave të Diego Simeones i cili e njeh shumë mirë këtë pozicion për shkak se është aktivizuar në të kaluarën e tij dhe  bardhekaltërit synojnë të mbushin arkat me largimin e gjermanit .

Me transferimin tek Manchester City , Ilkay Gundogan filloi të fitonte terren dhe me kalimin e kohës fitoi protagonizëm në cdo ndeshje duke u shëndërruar në element i  domosdoshëm për Pep Guardiolan. 

Kryeqytetasit janë përballë një mundësie e cila mund ti japë shumë shpejt rezultatet por fillimisht ky operacion duhet të marrë ‘ Ok ‘ e palëve të përfshira .

Ndërkohë që Manchester City-t nuk i mbetet për tu menduar shumë , për një lojtar që ka treguar vlerat në një ekip me kërkesë shumë të lartë llogarie tek i cili duhet të japësh gjithmonë maksimumin për fitimin e një vendi titullari , arritje krejtësisht e merituar nga ishi i Borussia Dortmundit .

47 gola dhe 33 asiste në  252 ndeshje përmbledhin eksperiencën e Ilkay Gundogan tek ‘’ Qytetarët ‘’ por ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund të jetë streha e re e tij duke filluar nga sezoni i ardhshëm, tek një Atletico që synon gjithmonë t’ia vështirësojë punën rivalëve dhe të dalë faqebardhë në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy